Messi të transferohet te Liverpooli
Barcelonë, 4 gusht - Miliarderi kinez Kenny Huang i ka thënë menaxherit të Liverpoolit, Roy Hodgson, që nëse ai vjen në krye të klubit nga Anfield, atëherë ka në plan të bëjë ndryshime të mëdha, duke përfshirë këtu edhe transferimin e Lionel Messit nga Barcelona.
Daily Mail shkruan se Hodgson do të ketë lirinë e mjaftueshme për të vepruar në tregun e transferimeve, nëse Huang do ta blejë Liverpoolin.
Sipas burimeve të përafërta me Huang, i cili është kreu i kompanisë QSL Sports LTD, Hodgson do të mund të blinte cilindo lojtar, pa marrë parasysh çmimin, duke përfshirë këtu edhe Lionel Messin.
Mund të jetë Lionel Messi dhe në këtë rast do të bëhej çmos për ta transferuar. Ky djalosh (Kenny Huang) është tejet serioz për ta blerë Liverpoolin dhe ai dëshiron që kjo të finalizohet sa më shpejtë që është e mundshme, në mënyrë që Hodgson ta përforcojë ekipin dhe të luftojë për titujt, theksoi burimi në fjalë.