07 Janar 2025

Messi shpallet sportisti më i mirë argjentinas i vitit 2011

Buenos Aires, 21 dhjetor - Lionel Messi është shpallur sportisti më i mirë argjentinas i vitit 2011, çmim që e merr për herë të parë në karrierën e tij.

Sulmuesi i Barcelonës ka mundur konkurrencën e Gonzalo Higuain dhe Sergio Aguero, shokët e tij në kombëtaren bardhekaltër.

Cmimi për sportistin më të mirë të vitit në Argjentinë jepet nga Rrethi i Gazetarëve Sportivë të vendit amerikano-latin.

Messi sapo ka mbyllur një vit të shkëlqyer me Barcelonën. “La Pulga” fitoi pesë tituj me katalanasit, i fundit prej të cilëve Botërori i Klubeve në Japoni. Gjithashtu ka shënuar 59 gola në 70 ndeshjet e këtij sezoni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)