07 Janar 2025

Messi sërish lojtari më i mirë në botë

Paris, 9 janar - Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, e ka fituar për të tretën herë radhazi çmimin më të madh individual që ndahet në futboll- FIFA Topi i Artë.

Sulmuesi argjentinas ka mposhtur bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Xavi Hernandez dhe rivalin e tij kryesor, Cristiano Ronaldo (Real Madrid), për ta arritur rekordin e Michel Platinit, duke e fituar tri herë radhazi këtë çmim prestigjioz.
 
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, fitoi çmimin e trajnerit më të mirë, ndërsa në konkurrencë pati Jose Mourinhon (Real Madrid) dhe Sir Alex Fergusonin (Manchester United), i cili u nderua me çmimin ‘FIFA Presidential Award’.

Çmimi për futbollisten më të mirë të vitit 2011, i shkoi japonezes Homare Sawa. Ylli i Santosit, Neymar, mori çmimin ‘FIFA Puskas Award’ për golin më të bukur, derisa çmimi ‘FIFA Fair Play’ i shkoi Federatës Japoneze të futbollit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)