Messi rinovon kontratën me Barcelonën deri në vitin 2021
Barcelonë, 25 nëntor - Lionel Messi më në fund ka nënshkruar të shtunën kontratën e tij të re që e lidh deri në vitin 2021 me FC Barcelonën, bëri të ditur klubi nga Katalonja, pasi e kishte zyrtarizuar akordin që në korrik.
“FC Barcelona dhe lojtari Leo Messi kanë nënshkruar paradite një kontratë të re deri më 30 qershor 2021. Klauzola e lirimit të tij është fiksuar në 700 milionë euro”, shkruan Barcelona në një njoftim shtypi.