Messi pranë rinovimit të kontratës
Barcelonë, 21 shtator - Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, ka deklaruar se katalanasit janë duke planifikuar një ofertë për Lionel Messin, në mënyrë që ai ta zgjasë kontratën me klubin nga Camp Nou.
Kontrata e tij aktuale mbaron në vitin 2016, por do të ishte pa përgjegjësi të mos përmirësohet kontrata e tij. Ju duhet të mendoni për këto gjëra. Tani për tani nuk ka ndonjë takim të caktuar, por kjo është një makinë që vazhdimisht është e ndezur dhe gjërat mund të ndryshojnë në çdo moment.
Stafi teknik po mendon për të dielën, ne shikojmë të ardhmen me një sy më të largët. Puna duhet të fillohet për një kontratë të re që do të jetë efektive nga viti 2016, është shprehur Rosell.