Messi paguan pesë milionë euro taksa

Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga mediumet spanjolle, ndërsa është konfirmuar edhe me anë të komunikatës të lëshuar nga gjykata.
Messi dhe Jorge kanë depozituar pesë milionë euro si \"pagesë korrigjuese\", ka thënë gjykata e Gavas në afërsi të Barcelonës.
Messi ishte akuzuar se u kishte ikur tatimeve për periudhën trevjeçare (2006-2009). Messi është në Barcelonë prej vitit 2000, kurse shtetas i Spanjës prej vitit 2005.