Messi padyshim më i miri në botë
Barcelonë, 17 tetor - Portieri i Barcelonës, Victor Valdes ka thënë se bashkëlojtari i tij, Lionel Messi pa asnjë pikë dyshimi është lojtari më i mirë në botë.
Messi po kalon formën e tij më të mirë gjatë karrierës së tij tek Barcelona.
\"Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë i cili na ndihmon neve që të përmirësohemi çdo fitë e më shumë dhe kjo është treguar gjatë kësaj kohe\".
\"Ne jemi duke luajtur me të vërtetë shumë mirë, dhe jemi të lumtur që e kemi ndaluar Santaderin të krijoj raste në takimin e fundit\", tha Valdes për të përditshmen spanjolle El Mundo Deportivo.