Messi ndihet krenarë që po e krahasojnë me Pelen dhe Maradonën
Barcelonë, 3 dhjetor - Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka deklaruar se ndihet krenarë që po e krahasojnë me Pelen dhe Maradonën.
Sulmuesit të Barcelonës i duhet vetëm edhe një gol për ta barazuar rekordin e Gerd Mullerit, i cili pati shënuar 85 gola për një vit kalendarik dhe së fundmi ai ka marrë shumë lëvdata të cilat e kanë krahasuar atë me më të mirët në historinë e futbollit, si Pele e Maradona.
Ndihem shumë i nderuar që po krahasohem me Pelen dhe Maradonën, por unë më së shumti mundohem të përmirësoj veten dhe ti ndihmoj ekipit, e jo ti kaloj të tjerët, tha Messi përVoetbal International.