29 Prill 2024

Messi: Maradona nuk duhet të largohet nga Argjentina

Buenos Aires, 15 korrik - Superylli argjentinas Lionel Messi ka mbështetur publikisht trajnerin në largim të Argjentinës, Diego Maradona, nga i cili ka kërkuar të qëndrojë në postin e trajnerit të kombëtares.

"Nëse do të ishte në dorën time, unë do të doja që ai ta vazhdojë punën. Sidoqoftë, ai do të vendosë se çfarë do të bëjë", theksoi Messi. Messi më pas hodhi poshtë një pohim të një gazetari, i cili kishte thënë se Messi do të dëshironte të ishte në ekipin e Spanjës që u kurorëzua kampione e botës.

"Unë jam argjentinas dhe unë do të mbroj fanellën e ekipit tim. Unë kam një ndjenjë të shëndetshme për Spanjën, por më parë do të kisha dashur të shpallesha kampion me ekipin tim", përfundoi Messi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)