Messi, lojtari i dytë më i paguar në botë
Barcelonë, 25 shtator - Leo Messi është lojtari i dytë më i paguar në botë, menjëherë pas Samuel Etoo edhe pse paga e tij është e nënta më e lartë në botën e futbollit.
Por sa herë që argjentinasi ndihmon Barcelonën me aksionet e tij të magjishme, shton edhe fitimet e tij ekonomike.
Messi ka një klauzolë në kontratë që përcakton se sa herë që fiton një titull me katalanasit, të ardhurat e tij rriten ndjeshëm dhe arrijnë rreth 18 milionë euro në vit, kur paga fikse është 10.5 milionë euro në vit.
Messi fiton aq sa jep në fushën e lojës, theksuan burime pranë klubit katalanas për AS.
Barcelona po mendon për rinovimin e kontratës së lojtarit që ka fituar Topin e Artë në tre vitet e fundit dhe do të varet nga vetë Messi që të bëhet lojtari më i paguar në sezon.
Disa ditë më parë Marca publikoi një renditje të lojtarëve më të paguar në botë dhe çuditërisht Messi dhe Cristiano Ronaldo zinin dy vendet e fundit të dhjetëshes së parë.