Messi lojtar i parë që shënon në 11 ndeshje radhazi në La Liga
Barcelonë, 28 janar - Lionel Messi bëhet i pari lojtar, që shënon në 11 ndeshje radhazi në La Liga, pasi të dielën realizoi 4 gola, teksa kryesuesit e Barcelona-s kalojnë pa vështirësi Osasuna-n, të mbetur me 10 veta. Rezultati 5-1.
Pedro Rodriguez është autori i golit tjetër për katalanasit, ndërsa Raoul Loe shënoi golin e nderit për Osasuna-n, ekip që luajti për më shumë se gjysmë ore me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq ndaj Alejandro Arribas, për një prekje të topit me dorë.
Messi ka shënuar deri më tani 33 gola sezonalë, 12 më shumë se Cristiano Ronaldo, i cili më herët gjatë së dielës, kishte shënuar një tripletë për Real Madrid, gjatë fitores 4-0 me Getafe-n.
Barca mbetet 15 pikë përpara Real Madrid-it, në vendin e tretë, ndërsa Atletico Madrid e vendit të dytë ka një ndeshje për të luajtur me Bilbao-n. Osasuna mbetet në zonën e rënies nga kategoria, me 18 pikë, dy më pak nga zona e shpëtimit.