12 Maj 2025

Messi kushton 580 milionë euro

Barcelonë, 5 gusht - Për t’ia marrë Barcelonës, Lionel Messin nevojiten 580 milionë euro. Për këtë ka treguar presidenti i klubit katalunas, Sandro Rosell.

“Dëshironi të blini Leo Messi-n? Është e lehtë, mjafton të derdhni 580 milionë euro në arkat e Barcelonës…  Nuk është ndonjë person dosido”, ka deklaruar kreu i Barcelonës, Sandro Rosell, i cili në një intervistë për të përditshmen katalanase, Sport, komenton transferimin e ardhshëm të Gareth Bale, nga Tottenham te Real Madrid, për shifrën rekord të 120 milionë eurove, si dhe bën llogaritë se kur mund ta linte të lirë kampionin argjentinas, 4 herë fitues i “Topit të Artë”. 

“Klauzola për Messi-n është 250 milionë euro, – shpjegon Rosell, – e nëse shtoni këtu taksat prej 56%, atëherë shifra totale shkon në 580 milionë euro”. Më pas vjen edhe saktësimi i Rosell, si të kishte dashur të evitonte keqkuptimet.

“Të gjithë lojtarët, që duan të largohen nga ne, mund ta bëjnë… Të gjithë veç Messi-t”. Presidenti i Barcelonës ndalet gjithashtu edhe te Neymar, duke shprehur bindjen e tij se ylli brazilian nuk do të ketë asnjë problem në fushën e lojës, për përshtatjen me Messi-n.
“Leo nuk mund të jetë xheloz për tjetër njeri, veç vetvetes, – nënvizon Rosell, – ndërsa Neymar do të ketë nevojë për pak kohë, sa të adaptohet me lojën e ekipit të tij të ri. Edhe kështu siç është mund të ndihmojë skuadrën, sepse do të tërheqë mbrojtësit kundërshtarë, që do ta lënë më të lirë Messi-n”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)