Messi kërkon të thyej rekorde

Barcelonë, 26 shtator - Hat-tricku i sulmuesit argjentinas, Lionel Messit në fitoren e thellë të Barcelonës ndaj Atletico Madridit 5-0 ka barë që ai të jetë afër të tejkalojë Laszlo Kubanan në listën e golashënuesve.
Messi ka realizuar 192 gola për Barcelonën dhe ka vetëm dy më pak se Kubala.
Por, ende pa e kaluar Kubalan, Messi ka bërë të ditur se synon të thyejë rekordin e të gjitha kohërave që mban Cesar Rodrizuez në kuotën 235.
\"Jam i qetë rreth kësaj. Shumë vite kanë kaluar dhe ende është i njëjti futbollist (Kubala). Shpresoj të mposht statistikat e tij, dua të vazhdoj të thyej rekorde këtu\", tha Messi për Marca.