Messi i thotë mirupafshim sezonit
Barcelonë, 14 maj - Raporti mjekësor ka thënë fjalën e fundit pasi qe Lionel Messi e mbyll me kaq sezonin pas problemeve që ka shfaqur javët e fundit në bicepsin femoral të gjurit të djathtë, dëmtim i marrë që në çerekfinalen e parë të Champions League kundër Paris Saint Germain.
Barcelona do të luajë këtë javë ndeshjen e fundit në La Liga për këtë sezon por nuk do të ketë në fushë yllin e saj argjentinas, i cili do të vazhdojë i veçuar periudhën e rikuperimit.