03 Maj 2024

Messi i madh, por jo sa Maradona dhe Pele

Milano, 6 tetor - Mesfushori i Milanit, Clarence Seedorf, ka thënë se asi i Barcelonës, Lionel Messi, është lojtar i madh, por jo sikurse legjendat Pele dhe Maradona.

“Lojtari më i fortë sot? Messi. I të gjitha kohërave? Unë kam dy emra, me të cilët të gjithë pajtohen: Maradona dhe Pele”, theksoi Seedorf.

Messi kohëve të fundit është përfshirë në një debat të gjerë se a është ai vërtet futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

Paraqitjet prej një jashtëtokësori ndaj Arsenalit e kanë detyruar edhe Pep Guardiolën ta quajë atë futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)