07 Janar 2025

Messi golashënuesi më i mirë vitit 2011

Paris, 31 dhjetor - Lionel Messi është golashënuesi më i mirë i vitit 2011, sipas Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).

Në këtë klasifikim llogariten vetëm golat e ndeshjeve ndërkombëtare dhe atyre olimpike, të zhvilluara nga janari deri në dhjetor të vitit 2011.

Messi kryeson renditjen me 19 gola, të shënuara me Barcelonën dhe Argjentinën, i ndjekur nga kolumbiani Radamel Falcao, i cili ka shënuar 17 gola me Porton dhe Atletico Madrid.

Në vend të tretë jordanezi Hasan Abdel Fattah Hasan Mahmoud me 16 gola.

Ja renditja e 10 të parëve:

1. Lionel Messi (Barcelona/Argjentina) 19 gola
      
2. Radamel Falcao (Porto/Atlético Madrid /Kolumbia) 17 gola
     
3. Hasan Abdel Fattah Hasan Mahmoud (Kuwait SC/Kuwait-City/Al-Wehdat Club Amman/Jordania) 16 gola
     
4. Mario Gómez (Bayern Munchen/Gjermania) 16 gola
    
5. Javier Hernández (Manchester United/ Meksika) 15 gola
      
6. Sunil Chhetri (East Bengal FC Kolkata/India) 14 gola
      
7. Neymar (Santos/Brazil) 14 gola
      
8. Abdullah Khaled Deeb (Al-Wehdat Club Amman/Jordania) 13 gola
     
 9. Eduardo Jesús Vargas (CD Universidad de Chile Santiago/Kili) 13 gola
      
10. Cristiano Ronaldo (Real Madrid/Portugalia) 12 gola
       

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)