Messi fiton për herë të shtatë Topin e Artë
Paris, 29 nëntor - Sulmuesi i Argjentinës dhe Paris Saint-Germain, Lionel Messi, fitoi çmimin prestigjioz “Topi i Artë” si futbollisti më i mirë në botë, për herë të shtatë.
34-vjeçari mundi Robert Lewandowski të Bayern Munich dhe mesfushorin italian të Chelseat Jorginho.
Lewandowski fitoi sulmuesin e vitit, ndërsa Chelsea për arritjet në futboll për meshkuj dhe femra.
Mesfushorja e Spanjës dhe Barcelonës, Alexia Putellas, mori çmimin individual për femra.
Italiani Gianluigi Donnarumma mori çmimin e portierit ”Jashin”.