06 Janar 2025

Messi fiton "Onze D'or 2011", lë pas Ronaldon dhe Iniestën

Barcelonë, 23 nëntor - Leo Messi, ylli argjentinas i Barcelonës, ka fituar çmimin Onze D’Or që jepet nga revista franceze "Onze Mondial", raporton Goal.com

24-vjeçari i katalanasve ka marrë 76.2% të votave të lexuesve duke lënë pas me diferencë të madhe shokun e skuadrës Andres Iniesta (5.4%). Në vend të tretë sulmuesi i Real Madrid, Cristiano Ronaldo (4.4%).

Vetëm vendi i katërt për Xavi Hernandez (3.1%). Mesfushori i Barcelonës ka lënë pas Wayne Rooney, sulmuesin e Manchester United.

Messi, në moshën 24-vjeçare, ka fituar këtë çmim për herë të dytë në karrierë duke barazuar futbollistë si Kevin Keegan, Karl-Heinz Rummenigge, Diego Maradona, Marco van Basten, Ronaldo dhe Thierry Henry.

Vetëm Michel Platini dhe Zinedine Zidane kanë arritur të fitojnë këtë çmim nga tre herë. Çmimi Onze D’Or është krijuar në vitin 1976. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)