23 Dhjetor 2024

Messi fiton edhe “Këpucën e Artë”

Madrid, 2 tetor - Argjentinasi Lionel Messi është prezantuar në Barcelonë me trofeun “Këpuca e Artë”, i fituar nga 23 vjecari si golashënuesi më i mirë i Europës sezonin e kaluar me 34 gola.

Me këtë trofe, Messi i bashkohet 4 futbollistëve të tjerë, Marco van Basten, Ronaldo dhe Cristiano Ronaldo të cilët janë të vetmit që kanë fituar, Këpucën e Artë, futbollisti më i mirë në botë dhe Topin e Artë.

“Gjëja e vetme që mendoj është të vazhdoj të ndjek këtë rrugë”, ka deklaruar Messi.

“A do të jem në gjendje të bëjë të njëjtën gjë edhe këtë vit? Atë nuk e di, do të presim fundin e sezonit”, shtoi ai. Lionel Messi ka qenë gjithashtu dhe golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në Ligën e Kampioneve.

Ndërkohë që në Kupën e Botës, 23 vjecari zhgënjeu, pasi nuk mundi të shënonte asnjë gol. Messi u rikthye në fushë ditën e mërkurë në ndeshjen përballë Rubin Kazan, pas dëmtimit që pësoi në sfidën me Atletico Madrid me 19 shtator. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)