Messi është shënuesi më i mirë
Barcelonë, 13 shkurt - Me 10 gola të shënuar në Ligën e Kampionëve, Lionel Messi është shënuesi më i mirë i edicionit 2016-2017.
Ndërsa në total, argjentinasi ka shënuar 93 gola në këtë kompeticion, tre më pak se konkurrenti madrilen, Cristiano Ronaldo, i cili ka shënuar 96 gola.
Messi do të luajë të martën në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së, kurse Cristiano Ronaldo do të luajë të mërkurën përballë Napolit.
Që të dy do kenë mundësi të rrisin shifrën e golave.