Messi drejt Topit të Artë
Barcelonë, 9 janar - Pas barazimit të dielën në mbrëmje kundër Espanyol, Barcelona po përgatitet për festë ditën e sotme.
Në orën 19.00 do i dorëzohet Topi i Artë FIFA argjentinasit Lionel Messi.
Kjo do të jetë hera e tretë radhazi për sulmuesin që merr çmimin më të rëndësishëm individual në botën e futbollit.
Messi është favoriti kryesor dhe dy lojtarët e tjerë kandidatë janë Xavi Hernandez nga Barcelona dhe Cristiano Ronaldo nga Real Madrid.
Gjithashtu Messi është në garë edhe për çmimin e golit më të bukur të vitit.
Fitorja e Topit të Artë do e ngjiste Messi-n në nivelin e futbollistëve si Michel Platini, Johann Cruyff e Marco van Basten, të vetmit që e kanë fituar tre herë këtë çmim.
Për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit janë në garë Pep Guardiola nga Barcelona, Jose Mourinho nga Real Madrid dhe Sir Alex Ferguson nga Manchester United.
Favoriti është tekniku i katalanasve kampionë të Europës dhe Botës në fuqi.