12 Janar 2025

Messi, 10 milionë euro për të mbyllur gjyqin

Barcelonë, 25 qershor - Lionel Messi vazhdon përpjekjet për t’u shpëtuar detyrimeve ligjore për evazionin fiskal.

Sipas shtypit iberik, kampioni argjentinas ka paguar 10 milionë euro te tatimet, për të mbyllur gjyqin që e akuzon për dëmin deri në 4 milionë euro që ai ka shkaktuar në vitet 2007- 2009.

26-vjeçari, i cili një ditë më parë festoi datëlindjen, akuzohet se ka firmosur kontratat me sponsorët në vende që taksën e kanë zero për t’u shpëtuar detyrimeve financiare.

Sipas së përditshmes \"La Vanguardia\", ai u ka paguar tatimeve 10 milionë euro për t’i shpëtuar shfaqjes së bashku me të atin përpara gjykatës më 17 shtator dhe ruajtur kështu të paprekur imazhin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)