Mesi kundër shkarkimit të Diego Maradonës
Sulmuesi i Barcelonës ishte pjesë e skuadrës argjentinase, e cila dështoi në çerekfinalet e Botërorit 2010 pas humbjes se thellë 4-0 kundër Gjermanisë.
Kjo disfate solli dhe shkarkimin e Maradones nga drejtimi i përfaqësueses bardhekalter, duke u zëvendësuar përkohësisht nga Sergio Batista deri në emërimin e trajnerit të ri.
\"Nuk doja që Maradona të largohej nga detyra e tij. Pas eliminimit nga Botërori mendoja se ai do të qëndronte, por gjerat nuk shkuan kështu. Përgjegjësia ishte e te gjithë skuadrës, jo vetëm e tij. Gjithsesi tani trajner është Sergio Batista dhe unë dua ti uroj suksese, ka bere te ditur Mesi. Futbollisti argjentinas ka folur edhe për Cesc Fabregas, i cili është objektivi numër një i Barcelonës ne këtë merkato.
Mendoj se është një lojtar i madh dhe mua nuk me pëlqen te luaje kundër futbollisteve te mëdhenj. Gjithsesi, nuk e di nëse do te vije apo jo te Barcelona, ka përfunduar Lionel Mesi, i cili ishte autori i dy golave ne miqësoren e fundit te Barcelonës, e cila mundi 5-2 ne Korenë e Jugut skuadrën All Star te Seulit.