Mesfushori Ozil pranë kalimit tek Real Madrid
Madrid, 17 gusht - Reali i Madridit është shumë pranë blerjes së mesfushorit të kombëtares gjermane Mesut Ozil.
Sipas të përditeshmes spanjolle Marca, e cila është shumë pranë klubit madrilen futbollisti ka pranuar oferten e presidentit Florentino Perez, ndërkohë që tani pritet vetëm pranimi i skuadres gjermane Verder Bremen që ka dhe pronësinë e kartonit të lojtarit.
Reali i Madridit ka rritur shumen e ofertes ne 14 milione euro per te patur shërbimin e Ozil, i cili ishte nje nga zbulimet e Boterorit 2010. Kjo shifer duket se ka bindur Verder Bremen te heqe dore nga nje prej futbollisteve me te talentuar te momentit, megjithëse ne fillim kërkonte 20 milione euro.
Në pritje të zyrtarizimit te transferimit nje gje eshte e sigurte. Trajneri i Realit Jose Mourinho nuk ka ngurruar të shprehe admirimin per futbollistin, duke thene se do te ishte i duhuri per skuadren e tij.
Mesut Ozil ishte nje nga protagonistet e kombëtares gjermane ne Boterorin e Afrikes se Jugut dhe paraqitja e tij atje pritet ti jape nje rruge tjeter karrieres se tij.
Mesfushori eshte ne listen e blerjeve edhe te Barcelones, por destinacioni i tij eshte Reali i Madridit, qe vetem pak dite me pare transferoi ne Spanje nje tjeter talent te kombëtares gjermane si Sami Khedira.