Merr fund sezoni për Paton në Milano
Milano, 6 prill - Përfundon sezoni për brazilianin Pato. Një lajm i tillë është njoftuar nga mjeku Meersseman, i cili e ka shoqëruar sulmuesin në Atlanta për një konsultim me profesorin e specializuar, Carrick.
Problemet për Paton nuk janë zgjidhur dhe fjalët e Meersseman duhet thënë se janë tepër shqetësuese: Nuk e dimë më se ku të drejtohemi.
Ndërkohë, sulmuesi i është nënshtruar një rezonance magnetike: dëmtim muskulor i gradës së parë dhe të dytë të bicepsit të kofshës së majtë.