Melo huazohet te Galatasaray
Londër, 15 gusht - Felipe Melo do të mbesë te klubi turk Galatasaray së paku edhe për një sezon, pasi Juventusi ka bërë të ditur në faqen zyrtare se ka arritur marrëveshje për huazimin e brazilianit te gjiganti turk me opsion të blerjes komplete.
Ish-ylli i Fiorentinës ishte i huazuar te klubi nga Stambolli sezonin e kaluar dhe ka nënshkruar edhe për një sezon, ndërsa Galata e ka opsionin për blerje komplete në fund të kësaj marrëveshje.
Melo, i cili shënoi 12 gola në 36 paraqitje për klubin turk, do të mund të transferohet në mënyrë komplete te Galatasaray për 6.5 milionë euro më 30 prill të vitit 2013.