28 Dhjetor 2024

Meha ka nisur kontaktet me klubin saudit të Al Nasr

Stamboll, 29 prill - Mesfushori i kombëtares shqiptare, Alban Meha, mund t’i japë lamtumirën Konyasporit dhe kampionatit turk në fund të këtij sezoni.

Sipas mediave turke, futbollisti 30-vjeçar ka nisur kontaktet me klubin saudit të Al Nasr, i cili është gati t’i ofrojë një kontratë “sheikësh” për ta bindur që t’i bashkohet kampionëve të Arabisë Saudite.

Meha ka kontratë edhe për një tjetër sezon me Konyaspor, por Al Nasr është gati të shpenzojë shifra të çmendura për të.

Aspekti ekonomik është arsyeja kryesore e transferimit në Arabinë Saudite, ku kampionati është i një niveli të ulët dhe sfidat reale janë vetëm ato në Ligën e Kampioneve të Azisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)