Me renovimin e stadiumit po kompletohet infrastruktura sportive në Gjakovë
Gjakovë, 28 janar - Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, vizitoi stadiumin e Qytetit të Gjakovës, për të parë nga afër punimet që janë duke u zhvilluar në renovimin e këtij stadiumi.
Kryeministri Hoti tha se ndihet mirë që ky projekt po kompletohet dhe po vazhdojnë punimet në renovimin e stadiumit që i përket kategorisë së katërt për lojë ndërkombëtare dhe që i jepëâ gjallëri qytetit të Gjakovës.
"Besoj se me këtë infrastrukturë dhe një rrjet të tërë të infrastrukturës të fushave të tenisit dhe objekteve të tjera që janë në përfundim, po kompletohet e tërë infrastruktura sportive jo vetëm për qytetin e Gjakovës, por për tërë këtë rajonin" tha kryeministri Hoti.
Në këtë aktivitet kryeministri Hoti ishte i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.