ME 23 mars Lacio do të nisë normalisht stërvitjen
Lacio, 18 mars - Edhe pse numri i viktimave në Itali për shkak të Koronavirusit, vazhdon të jetë i lartë çdo ditë, klubi i Lacios i ka befasuar të gjithë, teksa nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ka bërë me dije se në datën 23 mars skuadra do të nisë normalisht stërvitjen.
Ky vendim ka krijuar polemika në Itali, teksa qeveria udhëzon të gjithë popullin që të qëndrojë në shtëpi, për të shmangur përhapjen në masë të Koronavirusit.
“Pas disa ditësh ndalesë, do të rikthehet shumë shpejt aktiviteti sportiv i skuadrës së parë të kryeqytetit. Bardhekaltrit do të kthehen të punojnë brenda qendrës sportive të Formelos në ditën e të hënës së ardhshme, më 23 mars”, shkruante klubi i Lacios.