10 Janar 2025

Mbyllen Lojërat Olimpike 2012

Londër, 13 gusht - Në mbrëmjen e së dielës u mbyllën Lojërat Olimpike 2012 me një cenermoni spaktakulare me më shumë se katër mijë performanca në mesin e të cilave edhe rock bendet britanike si The Who apo grupi i popit The Spice Girls.

Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Xhak Rozhe i quajti Lojërat \"të lumtura dhe të shkëlqyeshme” ndërsa shfaqi bindjen se “shumë njerëz të rinj do të frymëzohen të merren me një sport ose t’i realizojnë ëndrrat e tyre”.

Flamuri zyrtar i Lojërave iu dorëzua kryetarit të Rio de Zhaneros, që do të jetë nikoqir i Lojërave Olimpike në vitin 2016.

Gjatë Lojërave të sivjetme Olipike janë shënuar gjithsejtë 44 rekorde botërore.

Me 104 medalje të fituara, listës së shteteve më të suksesshme u prijnë Shtetet e Bashkuara pasuar nga Kina dhe Rusia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)