Mbahet vrapim rrugor në përkujtim të rënies heroike të policit Enver Zymberi
Mitrovicë, 26 korrik - Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport edhe në këtë vit në bashkëpunim me Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport, Federatën e Atletikës së Kosovës, Klubet e atletikës “Trepça”, “Trepça’ 89” ,“Mitrovica”, si dhe Policinë e Kosovës, organizon vrapimin rrugor në përkujtim të rënies heroike të policit Enver Zymberi me moton “Vrapojmë shtigjeve të Enver Zymberit 2019”.
Vrapimi tradicional do të mbahet ditën para ndërtesës së Komunës së Mitrovicës.
Në këtë aktivitet pritet pjesëmarrja e më se 500 atletëve nga mbarë trevat shqiptare si nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova.