07 Maj 2025

Mbahet turneu ndërkombëtar i futbollit i Ambasadës Gjermane

Prishtinë, 4 qershor - Ambasada Gjermane për të nëntën herë me radhë do të organizojë turneun e saj të futbollit, me ç\'rast në stadionin e qytetit në Prishtinë do të ndeshen ekipet e ministrive të Republikës së Kosovës, organizatave ndërkombëtare, ambasadave dhe zyreve ndërlidhëse.

Janë gjithsej 16 ekipe, të cilave iu duhet të tejkalojnë sfidën për të fituar titullin. Këtu bëjnë pjesë ekipet e institucioneve vijuese pjesëmarrëse: Agjencia e Privatizimit të Kosovës, Agjencia Kundër Korrupsionit, Ambasada Amerikane, Ambasada e Zvicrës, Ambasada Gjermane, FC Prishtina, Koha Ditore, Ministria e Administratës Publike, Ministria e Ambientit dhe Planifikimit hapësinor, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme, Policia e Kosovës, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, Zyra e BE-së në Kosovë.

Turneu do të hapet zyrtarisht në orën 09:30 me një marsh të të gjitha ekipeve pjesëmarrëse dhe fjalën përshëndetëse të atasheut politik, Marten Menger në stadiumin e FC-Prishtinës. Loja zhvillohet në fushë të vogël në katër grupe me nga katër ekipe.

Ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen ndërmjet orës 10:00 dhe 14:55. Çerekfinalja, gjysmëfinalja, ndeshja për vendin e tretë do të mbahet ndërmjet orës 15:15 dhe 18:20, ndërkaq fituesi i turneut do të merret vesh gjatë ndeshjes finale që do të mbahet në orën 18:30.

Shikuesit janë përzemërsisht të mirëseardhur për të përcjellur ndeshjet.

Nderimi zyrtar do të bëhet në mbrëmjen e 04 qershorit në kuadër të një kokteji rasti në Restaurant Arena.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)