11 Janar 2025

Mbahet turne në rraketaqke

Prishtinë, 16 Nëntor – Coca-Cola Hellenic në Kosovë organizoi një turne humanitar të futbollit të tavolinës për të ngritur fonde për organizatën e Handikos, e specializuar në promovimin, mbrojtjen dhe fuqizimin e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë.

Turneu mblodhi përfaqësues të medieve dhe partnerë të tjerë, të cilët garuan në këtë lojë në një atmosferë argëtuese. Çdo ndeshje e fituar ka mbledhur pikë simbolike, p.sh një sasi të caktuar të fondeve, për të cilat Coca-Cola Hellenic në Kosovë i dhuroi për qëllime humanitare.

 

Përveç përfaqësuesve të medieve dhe partnerëve të tjerë, në turne morën pjesë Mentor Shuki dhe Kadrije Canolli, të cilët moderuan programin dhe brohoritën për ekipet pjesëmarrëse në mënyrë që të përpiqen maksimalisht për të ngritur sa më shumë fonde. Në një atmosferë të shkëlqyer, 4000 EURO u dhuruan për organizatën e Handikos-it.

 

“Ne jemi shumë të kënaqur që Coca-Cola Hellenic në Kosovë përsëri ka dhënë kontributin e saj për komunitetin lokal në të cilin vepron duke iniciuar dhe organizuar këtë turnament, përmes të cilit ne kemi arritur të bashkojmë forcat dhe të mbështesim personat të cilët kanë nevojë për ndihmë.

Kjo Fushatë duhet të rrisë ndërgjegjësimin e publikut dhe të ndihmojë në përfshirjen e mëtutjeshme sociale dhe fuqizimin e personave me aftësi të kufizuara, dhe për këtë arsye ne shpresojmë që këto fushata do të bëhen tradicionale.

Coca-Cola do të punojë më tutje në promovimin e barazisë dhe përmirësimit të kushteve për personat me aftësi të kufizuara me të njëjtin entuziazëm dhe energji,” tha Kreshnik Sinani, Menaxher i Shitjes i Coca-Cola Hellenic në Kosovë.

 

“Qëllimi ynë është mbrojtja dhe përmirësimi i kushteve të jetesës së personave me aftësi të kufizuara në Kosovë.

Ne jemi shumë mirënjohës ndaj Coca-Cola Hellenic në Kosovë, të cilët kanë njohur nevojat tona dhe se turneu ka mbledhur partnerët dhe përfaqësuesit e medieve, të cilët janë përpjekur bashkarisht për të ngritur fonde të cilat ne do t’i ndajmë për organizimin e workshop-ve, dhe për mbulimin e e kostove për mirëmbajtjen e pajisjeve mbështetëse për personat me aftësi të kufizuara.

Përveç kësaj, ne kemi paraqitur problemet tona dhe mënyrat efikase të zgjidhjes së tyre për publikun,\" tha Behxhet Binaku, njëri nga përfaqësuesit e Handikos-it.

 

Çmimi i madh për të gjitha ekipet është padyshim ndihma të cilat ata e dhanë për organizatën e Handikos-it përmes pjesëmarrjes së tyre, dhe përveç donacionit, Coca-Cola Hellenic në Kosovë ka ofruar pije freskuese për të gjithë pjesëmarrësit.

Për më tepër, tre ekipet me rezultatet më të mira dhe ekipi më i gjallë, ekipi më i angazhuar, dhe ekipi që ka luajtur fer apo më së ndershmi, kanë fituar çmime - produkte nga portofoli i kompanisë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)