Mbahet tryeza e katërt të Sportit
Prizren, 13 qershor - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) do të organizoj tryezën e katërt e Sportit, e cila grumbullon krerët dhe vendimmarrësit e sportit në vendin tonë.
Tryeza e Sportit do të mbahet Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren do të marrin pjesë edhe Ministri Hajrulla Çeku dhe Kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi.
Ndërkaq një fjalë përshëndetëse në Tryezën e Sportit, do të mbajë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Gjatë tryezës do të diskutohet për integrimin e komuniteteve në politikat sportive.
Po ashtu do të prezantohet protokoli për përfaqësimin e Kosovës jashtë vendit dhe drafti final të Strategjisë për Sport.