Mbahet konferenca e parë mjekësore për lëndimet sportive
Prishtinë, 9 maj - Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) dhe Komisioni Mjekësor pranë KOK-ut do të organizojnë programin e konferencës së parë mjekësore të KOK-ut me temën Lëndimet sportive - perspektiva ortopedike dhe traumatologjike.
Ligjërues do të jenë 12 specialistë/doktorë.
Krahas drejtuesve të KOK-ut, pjesëmarrës në konferencë janë edhe zyrtarë të Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport dhe të Ministrisë së Shëndetësisë.