Mbahen garat tradicionale të nxënësve me biçikleta
Ky aktivitet edukativo mësimor në vendin tonë zhvillohet nga Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe me përkrahjen nga Forumi i Kosovës për Siguri në Rrugë.
Shkollat pjesëmarrëse sikurse më parë janë përzgjedhur nga MASHT-i dhe secila shkollë do të përfaqësohet me nga tre nxënës nga klasat 6,7 dhe 8.
Nxënësit do të garojnë me biçikleta, me qëllim vlerësimin e njohurive e tyre në njohjen e shenjave dhe rregullave të trafikut përmes shkathtësive teknike në ngasjen e biçikletës.
Pas analizimit të rezultateve të nxënësve do të shpallen edhe kampionët e Kosovës për këtë edicion.
Përveç garave me biçikleta në agjendën e këtij manifestimi janë paraparë edhe aktivitete në mbështjetje të Javës së Pestë për Siguri Globale Rrugore të Kombeve të Bashkuara dhe kampanjës SaveLIVES#SpeakUp si dhe një hapësirë për aktivitete argëtuese për publikun