Mazzarri do vetëm Eto'o
Milano, 21 gusht - Dje në zyrat e Inter është mbajtur një takim për të përcaktuar strategjitë e klubit për ditët e mbetura të merkatos së verës.
Në takim ka qënë i pranishëm edhe trajneri zikaltër Walter Mazzarri, i cili pas mbërritjes së Saphir Taider, ka kërkuar edhe afrimin e një bomberi.
Sipas "TuttoSport", emri që ka kërkuar tekniku toskan nuk ka qënë Marco Borriello por ai i Samuel Eto'o, shumë pranë largimit nga Anzhi dhe i kërkuar edhe nga Chelsea i Mourinhos dhe nga Roma, që kërkon pasardhësin e Osvaldos në sulm.
32-vjeçari kamerunas mund të mbërrijë në Milano vetëm duke hequr dorë nga paga faranoike që merr te Anzhi (20 milionë euro në sezon) dhe që e ka të garantuar deri më 30 qershor 2014.