Maxi Lopez ëndërron Juven
Milano, 12 qershor - Sulmuesi i Catanias, Maxi Lopez, ka thënë se ëndërron që ta veshë fanellën e Juventusit.
Argjentinasi e kaloi gjysmën e sezonit të kaluar te Milani, ndërsa Rossonerët nuk vendosën që ta mbanin atë.
Nëse Milani nuk mendon më për mua, ëndrra ime është Juve. Është një tjetër klub i madh, një nga më të mëdhenjtë.
Ata do të jenë në Ligën e Kampionëve. Ata sapo e kanë fituar Kampionatin para nesh. Nuk do ta kisha problem të transferohesha nga Milani te Juve, ka thënë Lopez për Tuttosport.