Mauro Icardi synon të thyejë një rekord të ri
Milano, 3 dhjetor - Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, po kalon ndoshta sezonin më të mirë në karrierë dhe kjo duket falë trajnerit, Luciano Spalletti, që çdo ndeshje po e nxjerr më të mirën nga argjentinasi.
Me golin kundër Chievos, ai shkoi në 16 finalizime këtë edicion në vetëm 15 ndeshje, duke kryesuar renditjen e golashënuesve në Serie A.
Synimi i Icardit është që të thyejë rekordin personal prej 24 golave në një sezon të vetëm në Serie A, diçka të tillë e arriti edicionin e kaluar.