Materazzi: Balotelli më dhuroi iPad
Milano, 15 gusht - Mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi, ka mohuar spekulimet se ai nuk ka raporte të mira me Mario Balotellin e Manchester Cityt, pasi që siç dihet Matrix e kishte rrahur SuperMarion pas ndeshjes gjysmëfinale ndaj Barcelonës, kur B45 e hodhi në tokë fanellën Nerazzure.
Shikojeni këtë iPad. Këtë ma dha Mario si dhuratë në SHBA. Në të siç shihni është mbishkrimi, Me dashuri, për vëllain tim të madh. Të shohim se dikush ka shkruar se kemi telashe
nëse do të kishim pasur, ai nuk do ta bënte një gjë të tillë.
Nëse para se të shkruhej për raportet mes njerëzve gazetarët marrin informata më të sakta, atëherë do të ekzistonin më pak gafa. Unë kurrë nuk kam thënë se Interi është më i dobët pa Balotellin, por thjeshtë Mario është i fortë dhe jam i lumtur që ka shkuar diku ku ai ndjehet mirë, deklaroi Materazzi.