22 Prill 2025

Mata përshëndetet nga Valencia

Valenci, 23 gusht - Anësori i Valencias, Juan Mata, dëshiron të përshëndetet nga Los Che para transferimit te Chelsea.

Dy klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e spanjollit, ndërsa pas ekzaminimeve mjekësore pritet të nënshkruhet kontrata mes lojtarit dhe Bluve.

“Udhëtoj në Londër për ekzaminimet mjekësore dhe do të kthehem t’ju them lamtumirë të gjithëve ashtu siç e meritoni... faleminderit shumë!”, ka shkruar Mata në Twitter.

Është thënë se Chelsea dhe Valencia janë pajtuar për shumën prej 27 milionë eurosh për transferimin e 23-vjeçarit, mirëpo asnjë nga klubet nuk ka konfirmuar asgjë në lidhje me detajet financiare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)