01 Janar 2025

Mascherano shpallet fajtor për mosdeklarim të ardhurash

Bracelonë, 29 teto - Javier Mascherano u shpall fajtor për dy akuzat e ngritura ndaj tij nga prokuroria në seancën dëgjimore që  u mbajt ditën e enjte në komunën e Gavës pranë Bracelonës, akuzën e fshehjes së pasurisë nga shfrytëzimi i imazhit të tij dhe atë të mashtrimit të instancave tatimore.

Numri 14 i Barcelonës ka përvetësuar plot 1.5 milionë Euro nga shpërndarja e së drejtës së përdorimit të imazhit të tij në dy kompani të huaja, një në Miami të Floridas dhe një në Madeira të Portugalisë.

Ai nuk ka deklaruar shifrën e 588 mijë Eurove të ardhura në vitin 2011 dhe atë të 970 mijë Eurove në vitin 2012.

Mësohet se i këshilluar nga përfaqësuesit e tij ligjorë Mascherano i ka paguar shifrën e 1.5 milionë Eurove Drejtorisë së Tatimeve si dhe 200 mijë Euro interes.

Gjithsesi, marrëveshja e arritur paraprakisht nuk i kurseu numrit 14 të Barcelonës prezencën në gjykatë për cështjen e evazionit fiskal.

Hetimet për këtë cështje të iniciuara nga departamenti i tatimeve kanë nisur që në  muajin Shtator.

Falë marrëveshjes së arritur paraprakisht nuk pritet të ketë penalitete të tjera ndaj Mascheranos duke bërë që cështja e tij të mbyllet që në  gjykatën e shkallës së parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)