Mascherano rinovon kontratën me skuadrën e Barcelonës
Barcelonë, 16 korrik - Mesfushori i Përfaqësueses së Argjentinës, Javier MAscherano, ka rinovuar kontratën me skuadrën e Barcelonës deri në vitin 2016, shkruan të dielën "El Mundo Deportivo".
Mascherano 28-vjeçar ka pasur kontratë me Barçën deri në qershorin e vitit 2014. Ai u tregua lojtar i rëndësishëm për ekipin katalunas, pasi edicionin e fundit me sukses u aktivizua në rolin e qendërmbrojtësit.
"Jam i lumtur te Barcelona dhe për këtë arsye do të qëndrojë sa më shumë që të jetë e mundur. Besoj se edicionin e ri do të kem minutazhë edhe më të madhe", tha argjentinasi.
Mascherano te Barça u pat transferuar në verën e vitit 2010 nga skuadra e Liverpoolit për një dëmshpërblim prej 22 milionë eurosh.