Mascherano: Rinovimi i kontratës punë e kryer
Barcelonë, 27 korrik - Mesfushori i Barcelonës, Javier Mascherano, ka thënë se rinovimi i kontratës së tij tashmë mund të konsiderohet punë e kryer.
Mesfushori i shumëanshëm ka konfirmuar së fundmi se ka qenë në bisedime me katalanasit për një kontratë të re, që do ta mbante atë në Camp Nou deri në vitin 2016.
Rinovimi i kontratës time është punë e kryer. Ndoshta do të ketë më shumë lajme gjatë kësaj jave, ose javën e ardhshme. Unë jam shumë i qetë për të gjitha, është shprehur argjentinasi.