Mascherano mungon gjashtë javë
Barcelonë, 3 prill - Mascherano do ti mungojë Barcelonës në gjashtë javët e ardhshme, për shkak të lëndimit që pësoi në takimin kundër Paris Saint-Germainit.
Argjentinasi ia la vendin Marc Bartras në sfidën që përfundoi 2-2, ndërsa klubi ka konfirmuar se ka pësuar një lëndim serioz të ligamentit të gjurit.
Ky lajm nuk është aspak i mirë për Blaugranët kur dihet që Carles Puyol nuk mund të luajë për shkak të ndërhyrjes kirurgjike.