Martohet mesfushori i Interit, Wesley Sneijder
Siena, 19 korrik - Do të kishte dashur të kishte vënë një tjetër kurorë më parë, atë të kampionit të botës, por edhe ajo me Yolandën duket se është e mjaftueshmë për të bërë të lumtur Wesley Sneijder.
Qindra tifozë e kuriozë kanë mbërritur në Castelnuovo Berardenga, komune e provincës së Sienas, ku hollandezi ka vënë kurorë me Yolanthe Cabau.
Turma e ka përshëndetur mesfushorin me kore stadiumi dhe himne të tifozerisë zikaltër.
Futbollisti i Inter dhe përfaqësuesese hollandeze është prezantuar në Kishë i veshur me një kostum blu marin dhe këshimë të bardhë, ndërsa Yolanthe ka mbërritur me një karrocë të tërhequr nga 4 kuaj të bardhë. Sneijder ka kërkuar maksimumin në këtë ditë pa llogaritur shpenzimet, vetëm të mendosh se për menunë është marrë Gordon Ramsay, një nga shefat e kuzhinës më të mirë në botë.
Në ceremoni kanë marrë pjesë 250 të ftuar ndër të cilët zv/drejtori i përgjithshëm i Inter, Stefano Filucchi, drejtori i zonës teknike, Marco Branca, dhe normalisht shokët e skuadrës, Cordoba, Cristian Chivu e Sulley Muntari, të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre. Por nuk kanë munguar edhe personazhe të ndryshëm të botës së sportit dhe spektaklit hollandez: si Patrick Kluivert, ish- sulmuesi i Milan dhe Ajax. Festa ka vazhduar më pas pranë pishinave, në sheshin e Castel Monastero.