Martino trajner i Barcelonës
Barcelonë, 23 korrik - Argjentinasi Gerardo Martino do të drejtojë Barcelonën për 3 sezonet e ardhshme. Skuadra katalanase ka zyrtarizuar emrin e teknikut që do ti besojë skuadrën, pas largimit të Tito Vilanovas për shkaqe shëndetësore.
Villanova njoftoi dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i skuadrës ditën e premte. Në deklaratën për mediat, ai tha se i ishte rikthyer tumori dhe se pas këtyre rezultateve të analizave shëndetësore, kishte vendosur tërheqjen për tiu përkushtuar maksimalisht kurimit.
Martino ka drejtuar Newells Old Boys në Argjentinë dhe kombëtaren e Paraguajit, por në Europë është një emër i panjohur. Palët ranë dakort, ndërsa tekniku u largua nga zyrat e katalanasve së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij, Elvio Paolorroso dhe Jorge Pautasso.
Detajet e tjera të kontratës pritet të zbardhen në ditët në vazhdim, ndërsa Martino-n e pret një punë e vështirë dhe me përgjegjshmëri; të drejtojë skuadrën e yjeve të tillë si Messi apo Neymar.