Martinez: Nuk dua të luaj për Barcelonën
Barcelonë, 13 korrik - Mesfushori i Athletic Bilbaos, Javi Martinez, e ka hedhur poshtë mundësinë që të largohet nga klubi bask gjatë verës, pasi ai nuk e sheh veten në fanellën e Barcelonës sezonin e ardhshëm.
Unë nuk e shoh veten si lojtar të Barcelonës. Unë jam shumë i lumtur te Bilbao. Unë kam një kontratë të vlefshme deri në vitin 2016 dhe e vërteta është se unë e shoh veten deri atëherë te Bilbao.
Kam lexuar shumë gjëra në gjëra nëpër gazeta, por jo gjithçka që është thënë është e vërtetë. Nëse ne duhet tu besojmë spekulimeve, atëherë unë deri sot do të kisha nënshkruar me shtatë ekipe, ka thënë Martinez.
Pos Barcelonës edhe Bayerni i Munichut ka shprehur interesim të hapur për shërbimet e një prej mesfushorëve më të mirë spanjoll.