Marrëveshje dyvjeçare për Vilanovan
Barcelonë, 12 qershor - Tito Vilanova ka arritur marrëveshje dyvjeçare me Barcelonën dhe pritet që të prezantohet formalisht si trajner i ri i skuadrës gjatë kësaj jave shkruan Mundo Deportivo.
Pas njoftimit të Pep Guardiolas se do të largohej, Blaugranët e caktuan asistentin e tij si pasardhës, mirëpo asgjë zyrtare nuk është arritur deri më tani.
Sipas agjentit të Vilanovas, Josep Maria Orobitg, klienti i tij ka arritur marrëveshje që ta drejtojë klubin nga Camp Nou deri në vitin 2014, ndërsa njoftimi zyrtar pritet të bëhet të premten.