Marotta i mbyll dyert Ibrahimoviç
Torino, 26 mars - Drejtori i Përgjithshëm i Juventus, Giuseppe Marotta foli për momentin e mirë që po kalon skuadra dhe për merkaton.
Ndër shumë pika të prekura nga ai, ishte edhe mundësia e një rikthimi të mundshëm të Zlatan Ibrahimoviç në Torino por që është hedhur poshtë nga Marotta.
\"Në këto momente jam i lumtur për skuadrën që kam, jemi të përqëndruar si në kampionat, ashtu edhe në Champions League. Merkato? Më vonë do të mendojmë për të, e rëndësishme për momentin është ecuria e skuadrës në kampionat dhe përballja me Bayernin në Champions League.\"
\"Probabiliteti për të fituar në Europë edhe pa bërë çmenduri në merkato? Duhet të shohim kë kemi kundërshtarë sepse çdo vit përballesh me situata të ndryshme. Në futbollin e organizuar e rëndësishme është të kesh kulturën e të punuarit fort, kjo nevojitet për të patur vazhdimësi në fitore. Conte? Do të qëndrojë këtu, për rinovimin do të bisedojmë më vonë pasi tani jemi të përqëndruar te sezoni\", u shpreh drejtuesi i \"Zonjës së Vjetër\".
Përsa i përket sulmuesit suedez të PSG, Zlatan Ibrahimoviç, Marotta u shopreh: \"Është një kampion i madh por skuadra ka disa parametra të cilat duhen respektuar\".